Trajneri i njohur, Driton Kuka pa diskutim trajneri më i mirë sportiv që e ka pasur ndonjëherë Kosova.
Kuka i ka fituar tri medalje të arta olimpike deri tash me garueset e tij, por nuk është ngopur ende.
Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi ia zbardhën fytyrën Kosovës me medalje të arta nën drejtimin dhe menaxhimin e Kukës.
E tash, pejani ka zbuluar se në mendjen e tij janë të paktën edhe dy medalje olimpike, për ta kompletuar pesëshen e madhe, aq hallka sa i kanë edhe Lojërat Olimpike.
Kuka e ka publikuar një fotografi nga Gjermania, me ç’rast e ka ngritur dorën dhe i tregon pesë gishta, aq medalje olimpike sa do të donte t’i ketë në karrierën e tij.
Ai i ka ritheksuar edhe medaljet tjera që i kanë fituar garuesit e tij në gara të rëndësishme të xhudos./Arbresh.info/
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë