Drita ka shënuar fitore të madhe ndaj Gjilanit në derbin e qytetit në kuadër të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra e Ramadanit “turpëroi” të Gjilanin duke e mposhtur me rezultat 4-0, shkruan Arbresh.info.
Nisja ishte fantastike nga bardhekaltërit të cilët shënuan në minutën e 12-të përmes Almir Ajzerajt.
Pesë minuta më vonë, kapiteni Rron Broja shënoi për ta dyfishuar rezultatin. Drita nuk ndali dhe sulmit dhe shtatë minuta pas golit të dytë u realizua edhe ai i tretë me anë të Babalijas.
Gjilani shënoi për 3-1, mirëpo goli u anulua nga VAR-i. Tre minuta para fundit të pjesës së parë Arb Manaj realizoi edhe golin e katërt për Dritën.
Pjesa e dytë ishte më e qetë dhe pa gola. Në fakt, “Intelektualët” realizuan edhe një gol në minutën e fundit të kohës së rregullt mirëpo u anulua.
Me këtë fitore, Drita tashmë ka 57 pikë kurse Gjilani mbetet i katërti me 35 sosh./Arbresh.info
Kurti në Vushtrri: Mandati i ardhshëm do të jetë mandati i h...
Selin sjell “selfien” më të bukur me Gimbon
Egnatia shpallet kampione e Shqipërisë për të tretin vit me ...
“Betejat janë për t’u luftuar, por lufta është për t’u...
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...