Java e 27-të në elitën e futbollit kosovar do të mbyllet ditën e sotme (e diel) me dy ndeshje të tjera.
Lideri aktual i Superligës së Kosovës, Drita do të jetë nikoqire e Vllaznisë së Pozhoranit.
Njëherit kjo ndeshje do të jetë një ‘mini derbi lokal’, mes dy skuadrave nga i njëjti rajon.
Gjilanasit në këtë takim vijnë pas një serie prej katër fitoreve radhazi dhe synojnë të vazhdojnë edhe më tej me rezultate pozitive.
Ndërkohë Vllaznia në katër ndeshjet e fundit ka pësuar dy humbje dhe ka marrë dy barazime.
Në dy ndeshjet e zhvilluara mes këtyre dy skuadrave këtë edicion, Drita ka bilanc më të mirë pasi ka marrë dy fitore 0-4 dhe 3-0.
Bardh e kaltërtit do të synojnë fitoren e tretë në duel me pozhoranasit për tu distancuar në tri pikë me Prishtinën.
Interesant pritet të jetë edhe në Mitrovicë, ku kampioni në fuqi i Kosovës, Trepça ’89 do të jetë nikoqire e Vëllaznimit.
‘Minatorët’ kanë mbetur mbrapa për ta mbrojtur titullin e kampionit, ndërsa Vëllaznimi po lufton për t’i ikur barazhit.
Në dy ndeshjet e zhvilluara mes këtyre dy skuadrave, mitrovicasit kanë bilanc më të mirë me një fitore në shtëpi 1-0 dhe një barazim pa gola në Gjakovë 0-0.
Të dyja ndeshjet do të fillojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...