Drita po fiton pas pjesës së parë ndaj FCSB në Rumani në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues për Ligën e Evropës.
Golin e vetëm të kësaj pjese e shënoi Veton Tusha, shkruan Arbresh.info.
Ai realizoi në minutën e shtatë të ndeshjes, gjersa golin ia dedikoi bashkëlojtarit të tij Mesa, i cili pësoi dëmtim të rëndë disa ditë më parë.
Edhe pas goli Drita nuk i ndali sulmet, ku Tusha pati një rast ideal por goditja e tij u ndal nga portieri.
Edhe FCSB rrezikoi disa herë mirëpo mbrojtja e Dritës ishte në nivel.
Mbetet të shihet në pjesën e dytë nëse gjilanasait do ta mbajnë këtë epërsi./Arbresh.info
Rasti tronditës në Lipjan, QKUK për gjendjen e 5-vjeçarit: P...
Konate rikthehet për Liverpool, dyshime për Gomez para përba...
U shpall shtet sponsor i terrorizmit – Çfarë përmban rezolut...
Orav: BE-ja qëndron përkrah Kosovës
Konjufca mirëpret heqjen e masave ndaj Kosovës: Presim progr...
Vrasja në Gjakovë, prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim ndaj...