Drita ka fituar me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Drenicës në kuadër të xhiros së 20-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pjesa e parë fillimisht nisi me një ritëm të ngadaltë, por eventualisht të dyja skuadrat filluan të rrezikojnë njëra-tjetrën.
Rastin më ideal gjatë 45 minutave të para e pati Drita me Kristal Abazajn, me këtë të fundit që dështoi të shënojë në një situatë një kundër një përballë portierit.
Mysafirët në anën tjetër ishin afër të realizonin kur pas një harkimi brenda zonës njëri nga lojtarët e Dritës në përpjekje për ta larguar topin për pak sa nuk shënoi në portën e tij.
Me të filluar pjesa e dytë Drita filloi të tregohej më e rrezikshme në kërkim të golit të epërsisë.
Liridon Balaj bëri një super goditje pas një aksioni mirë të ndërtuar të Dritës, por atë e ndali Kenan Haxhihamza.
Një tjetër rast pati sërish Abazaj, por kësaj radhe goditja e tij nuk e pati fuqinë e duhur për të qenë e rrezikshme për portën e mysafirëve.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Drita ia doli të realizojë golin e fitores.
Ishte Besnik Krasniqi i cili u gjend mirë brenda zonës për të realizuar me kokë në minutën e 92-të për rezultatin 1-0 që ishte epilogu përfundimtar i këtij takimi./Telegrafi/
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...