Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit kampion

16:59 | 29 Prill 2026
D.H

Drita ka shënuar fitore fitore të madhe në derbi ndaj Prishtinës në kuadër të xhiros së 31-të në elitën e futbollit kosovar.

Ndeshja u mbyll me rezultat 1-0, shkruan Arbresh.info.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Blerim Krasniqi në minutën e 83-të të takimit.

Me këtë fitore, Drita shkëputet me tetë pikë plus nga Ballkani, i cili ka një ndeshje më pak. “Intelektualët” kanë 60 pikë dhe janë lider, kurse Prishtina ngec në luftën për Evropë, mbetet e katërta me 45 sosh.

Duelin e radhës, Drita e luan me Prishtinën e Re, teksa Prishtina takohet me Malishevën nër përballjen direkte për Evropë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale