Drenica ka arritur të shënoj një fitore të madhe në luftën për mbijetesë ndaj kampiones në fuqi të Kosovës dhe lideres aktuale Dritës, në kuadër të xhiros së 29-të në elitën e futbollit kosovar.
Drenicakët fituan minimalisht me rezultat 1-0 në stadiumin “Bajram Aliu”, shkruan Arbresh.info.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Ronaldo në minutën e 40-të, e cila në fund doli t’i jep tri pikë skuadrës kuqezi.
Me këtë fitore, Drenica largohet nga zona e kuqe dhe është e shtata me 35 pikë, ndërsa Drita mbetet në kuotën e 54 pikëve, por akoma mban distancën me Ballkanin pesë pikë, pasi skuadra nga Suhareka u mposht nga Malisheva./Arbresh.info
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...