Drenica ka shënuar fitore të thellë kundër Vllaznisë së Pozheranit, ndërkohë që Liria e ka mposhtur Gjilanin me rezultat të ngushtë në dy ndeshjet e para të javës së 29-të të Superligës së Kosovës të shtunën pasdite.
Drenica e shkatërroi skuadrën e fundit në tabelë Vllazninë e Pozheranit me rezultat 6-2, ndërsa Liria fitoi 3-2 ndaj Gjilanit, raporton Gazeta Express.
Golat për Drenicën i shënuan Peposhi dy herë, Tahiri, Gashi, Osmani dhe Hamiti nga një herë. Dy golat për vizitorët i shënuan Fevziu dhe Murati.
Për t’ia siguruar fitoren Lirisë shënuan Magani dy herë dhe Basriu një herë, ndërsa për Gjilanin realizoi Kastrati dhe Haxhimusa.
Drenica pas kësaj fitoreje është ngritur në pozitën e 5-të me 45 pikë. Vllaznia, që tashmë ka rënë nga liga elitare e futbollit kosovar, mbetet e fundit në tabelë me vetëm 14 pikë të grumbulluara.
Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Liria, e cila e ka rrëzuar Llapin nga pozita e tretë dhe tani ka 47 pikë, dy më shumë se Llapi në vendin e 4-të. Gjilani bie në pozitën e 6-të dhe mbetet në kuotën e 43 pikëve.
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...