Gardiani italian, Gianluigi Donnarumma, u largua nga Paris Siant-Germaini pas një vendimi të trajnerit Luis Enrique.
Ai u transferua drejt Manchester City në ditën e fundit të merkatos për shumën e 30 milionë eurove, shkruan Arbresh.info.
Ky largim bëri bujë të madhe në Francë dhe më gjerë, ku u komentua shumë. Ditëve të fundit edhe drejtori sportiv i Parisit, Luis Campos, dha arsyen e largimit të italianit.
Ai në një intervistë për “RMC” tha se ishin shumë rrethana që sollën largimin e Donnarummas.
Campos ka lënë të kuptohet se paga e lartë që e ka kërkuar Donnarumma është prej arsyeve kryesore pse ai u largua.
“Klubi është më i rëndësishëm se kushdo. Kjo ka ndryshuar te PSG-ja. Rasti i Donnarummas ishte një sërë rrethanash që sollën këtë vendim, pasi ai kërkoi një pagë në nivelin e PSG-së së vjetër, jo atë aktual. Politika e pagave vlen për të gjithë. Stabiliteti i klubit nuk do të ndryshojë për shkak të një lojtari që dëshiron të jetë ndryshe. Ne do ta mbrojmë PSG-në. Ne gjithmonë duam të luajmë mirë dhe të fitojmë ndeshje”, ka thënë Campos.
Portieri 26-vjeçar menjëherë ka gjetur veten tek City nën urdherat e Guardiolës, teksa debutimin e bëri në ndeshje me Man United, ku pati performancë të shkëlqyer./Arbresh.info
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...