Drejtori i Llapit, Nexhat Dumnica, që sot nuk lejoi ish-kryeparlamentarin dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, të vizitonte futbollistët e Llapit në zhveshtore, ka deklaruar se këtë e ka bërë sepse i dukej se ishte fushatë zgjedhore.
Ai ka thënë se pas turpërimit 8 me 1 nga kampioni i ri Trepça ’89 në Mitrovicë, nuk do të lejonte askënd të vizitojë tifozët edhe sikur të mos ishte fushatë.
“S’e kam pengu veç u pa që ajo është një lloj parafushate. U pa që është një lloj vizite me hipokrizi. U pa ashiqare që është politike dhe fushatë tipike. Është ashiqare që shihej si vizitë politike, një lloj parafushate. Nuk na ka ndodh kurrë në jetë të biem aq poshtë si ekip dhe edhe sikur të mos ishte parafushatë nuk do ta lejoja të hynte”, ka deklaruar ai Dumnica për KTV-në.
Situata në Gaza dhe Palestinë/ Erdogan sulmon ashpër kryemin...
Tërnava lutet për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga: ...
Kurti nis takimin me kongresistët amerikanë
Gjenerali amerikan takon komandantin e FSK-së: Përkushtim pë...
Haxhiu priti në takim kongresistët amerikanë
Vdes Hafiz Gagica, veprimtar i çështjes kombëtare në diaspor...