Pasi Bayern Munichu i humbi dy pikët e para të sezonit të ri të Bundesligës, Borussia Dortmundi u përgjigj duke i fituar që të tria pikët në ndeshjen kundër Augsburgut, në të cilën triumfoi me rezultat 5:1.
Dortmundi e kishte nisur edhe sezonin e kaluar të Bundesligës më mirë sesa Bayerni, duke e mbajtur kreun e ligës për shumicën e pjesës së parë të sezonit. Mirëpo, një krizë e vogël në skuadër i kishte mjaftuar Bayernit për ta rrëmbyer pozitën e parë dhe titullin e kampionit, raporton Gazeta Express.
Këtë sezon, skuadra e Lucien Favre do të tentojë të mos e lejojë një gjë të tillë të ndodhë sërish. Djemtë e tij e arritën qëllimin e tyre të parë me sukses, përkundër që ndeshjen e nisën me hapin e gabuar.
https://www.facebook.com/arbresh.sport/photos/a.269055363615772/664434180744553/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARCbMdsZ1WxnvC9LlV3eeIX6WPv9aJmb8a3KXJwOMfk5XLo9a7T-V4X_VTFQEtTSp8XTyfdpCsnQi-lkzQ4Xq-4UtB22_mRD4FXIRmshv48w2_lrBywYGRQ92ni8TljPIatCLtoCbNBJhgb9Uv44Jl8-oYzVy-RkNhgzHn1ZF_dnK7TAEVllxBbkjlHL0oQUF9u7Hi-LLyeAcg5bELyVymM_RtLFU80xBcq3eK1OlPj_hg6XORwysX1Rj9uUfYC0r1tOPOgrTRHeaCCFWXOtzPBnm-tSTO8pPxcCGs0CVY8zzuDN9NVBpKz4pQ-0F04y1rMWPPtbAJIaogzfkzM_wYg&__tn__=-R
Qysh në minutën e parë të lojës, Dortmundi pësoi gol, pasi që një kombinim i mirë mes Mads Valentin Pedersen dhe Florian Niederlechner rezultoi në gol për Augsburgun.
Megjithatë, pas këtij goli gjithçka shkoi siç duhet për skuadrën e Dortmundit, të cilët arrijnë t’i shënojnë pesë gola në minutat në vazhdim – një në pjesën e parë (Paco Alcacer 3’) dhe katër në pjesën e dytë (Jadon Sancho 51’, Marco Reus 57’, Alcacer 59’ dhe Julian Brandt 82’).
Në këtë ndeshje shkëlqyen pikërisht Aalcacer dhe Xitsel, megjithatë edhe Sancho e Reus ishim mbresëlënës. Në anën tjetër, portieri i Augsburgut, Tomas Koubek, nuk bëri mjaftueshëm, edhe pse as mbrojtja para tij nuk ishte në formë të mirë.
Në xhiron e radhës të Bundesligës, Dortmundi do të përballet me Kolnin, më 23 gusht, ndërsa Augsburgu e zhvillon ndeshjen me Union Berlinin ditën vijuese.
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...
Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës
Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të dre...