Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma pritet të startoj në ndeshjen miqësore të Italisë të martën kundër Holandës.
18-vjeçari tashmë ka bërë dy paraqitje për skuadrën e tij kombëtare, por ka qenë në dy ndeshjet si një zëvendësues gjatë pjesës së dytë të miqësoreve ndaj Francës dhe Gjermanisë, transmeton portali arbresh.info.
Prandaj, ndeshja kundër Holandës mund të jetë e para nga fillimi për Donnarumman tek “Azzurrët”.
Gianluigi Buffon regjistroi paraqitjen e 1000-të në karrierën e tij mbrëmjen e kaluar në fitoren 2 me 0 kundër Shqipërisë në kuadër të eliminatorëve në botërorin “Rusia 2018”.
Ai do të pushoj në “Amsterdan Arena” për t’i dhënë shansin Donnarummas që të shkëlqej./arbresh.info
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës
Në korrik nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Re...
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...
Hamza premton rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensione...