Luka Dončić pritet të bëhet lojtari i parë në historinë e NBA-së me një pagë vjetore që tejkalon 80 milionë dollarë.
Ylli slloven ka firmosur së fundmi një zgjatje 3-vjeçare të kontratës me Los Angeles Lakers, me vlerë 165 milionë dollarë, duke hyrë kështu në mesin e 25 lojtarëve më të paguar ndonjëherë në ligë.
Pas përfundimit të kësaj kontrate, Dončić do të kualifikohet për një zgjatje tjetër 5-vjeçare që mund të arrijë vlerën e jashtëzakonshme prej 417 milionë dollarësh, një rekord absolut në NBA, duke e çuar pagën e tij mesatare në mbi 80 milionë në vit.
Burime pranë Fadeaway World raportojnë gjithashtu se Dončić ka në plan të refuzojë opsionin e lojtarit prej 57.58 milionë dollarësh për sezonin 2028/29, për të përshpejtuar rrugën drejt kontratës më të madhe ndonjëherë.
Sipas Ashish Mathur nga Lakers Daily, Dončić është i përkushtuar ndaj së ardhmes së tij në Los Angeles, me ambicien që të bëhet lojtari i parë në historinë e NBA-së me një kontratë mbi 400 milionë dollarë.
Aktualisht, kontrata më e madhe në histori mbahet nga Jayson Tatum, me një marrëveshje 5-vjeçare prej 314 milionë dollarësh, por pa arritur pagën më të lartë vjetore.
E ardhmja e Lakers mbetet në qendër të vëmendjes, veçanërisht për shkak të pasigurisë rreth LeBron James, i cili mund të tërhiqet ose të largohet pas sezonit 2025/26.
Megjithatë, agjenti i tij Rich Paul ka konfirmuar se LeBron do ta përmbushë kontratën aktuale dhe nuk do të largohet gjatë këtij sezoni.
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s