Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të marrë pjesë në shortin e grupeve për Kupën e Botës 2026 të premten e 5 dhjetorit në Uashington, konfirmoi sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt.
“Të premten, Presidenti Trump do të marrë pjesë në shortin e grupeve të Kupës së Botës në Qendrën Kennedy”, u tha Leavitt gazetarëve.
Shorti i grupeve do të zhvillohet të premten në Uashington, duke filluar në orën 18:00 sipas kohës tonë lokale.
Fituesit në short janë pritësit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika, si dhe Spanja, Argjentina, Franca, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika dhe Gjermania.
Ndryshe, në short do të hidhen 12 grupe me nga katër skuadra secili, dhe në kohën e hedhjes së shortit do të dihen 42 pjesëmarrësit e Kupës së Botës, ndërsa gjashtë të tjerët do t’i mësojmë në mars pas ndeshjeve eliminatore.
Kujtojmë se për herë të parë në Kupën e Botës janë afër të marrin pjesë edhe Kosova e Shqipëria të cilat kualifikimin do ta kërkojnë nga play-offi.
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar