Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Max Eberl, ka folur për zërat që e lidhin klubin Bavarez me transferimin e yllit të Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz.
Wirtz është objektivi kryesor i transferimeve të Bayern Munich, me kampionët gjermanë që mezi presin të nënshkruajnë me yllin e ekipit kombëtar në verën e vitit 2025.
Megjithatë, Leverkuseni thuhet se po kërkon 150 milionë euro për asetin e tyre të çmuar.
Gjatë konferencës për shtyp të së premtes, drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, u pyet në lidhje me Wirtz, por i mbajti të fshehta letrat.
“Nuk i kam ndjekur nga afër raportet – do të më pengonte punën”, ka thënë fillimisht Eberl për sport.de.
“Tema vazhdon të ziejë dhe e di që do të lindin shumë pyetje. Më vjen keq që po qëndroj në mbrojtje”.
“Do ta bëjmë punën tonë, kemi ide dhe do ta shohim se si do të formohet skuadra”, përfundoi drejtori sportiv i Bayernit. /Telegrafi/
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...