Selektori i Kosovës, Franco Foda është duke mbajtur konferencë e parë për media, disa ditë pasi publikoi listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen jetike ndaj Sllovakisë në kuadër të play-offit për Kupën e Botës.
Si gjithnjë krah tij është edhe menaxheri i kombëtares Bajram Shala, shkruan Arbresh.info.
Foda fillimisht tha se nuk ka ndonjë shqetësim për këtë sfidë.
“Nuk ka ndonjë shqetësim. Jemi të vetëdijshëm që nuk do jetë e lehtë, Sllovakia ka skuadër të fort
Kemi besim në përfaqësuese, kemi treguar se si mysafir që dijmë të fitojmë ndeshjen dhe do bëjmë gjithçka që është e mundur të fitojmë ndeshjen atje”.
Ai foli edhe për mungesat e Avdullahut dhe Rrahmanit.
“Sigurisht mungesat kanë rol të rëndësishëm, sidomos e Rrahmanit pasi është lider në fushë dhe kapiten, Leoni është strateg ne kemi kalkuluar gjërat ashtu si në fazën e grupeve kemi ditur të gjejmë zgjidhje sa i përket këtyre mungesave, dhe shpresojmë për fitore.”
LEXO EDHE:
Më tej foli edhe për gjasat e Kosovës në këtë ndeshje.
“Ka qenë ëndërr t’i kalojmë ato ndeshje, jemi në play-off dhe kemi dy ndeshjet e radhës. Duhet kemi parasysh që Sllovakia ka cilësi dhe e ka mposhtur Gjermaninë në shtëpi. Ne do bëjmë çmos që Kosovën ta fitojmë këtë ndeshje, detajet e vogla do ta bëjnë diferencën.”
“Nuk është e rëndësishme nëse do jem personi më i pëlqyqer në Kosovë, për neve është me rëndësi ta bëjmë çmos për ta fituar ndeshjen me Sllovakinë dhe të enjten do ta shohim çfarë do ndodh.”
Ai foli edhe për Edon Zhegrovën.
“E kemi një plan të qartë se si do të jetë skema, e kemi përcjellur Sllovakinë gjatë këtyre tre muajve. Zhegrova është një lojtar me shumë kualitet, por në këtë moment nuk mund t’iu themi se kush do të ketë minuta, por pak para ndeshjes do e kuptoni.”
Po ashtu folin edhe për skenarin e penalltive.
“Sigurisht jemi përgatitur për gjitha skenaret, dhe në këto stërvitje bëjnë pjesë e penalltitë. Është diçka krejt tjetër mes penalltivë në stërvitje dhe në lojë por kemi ide të qartë se kush do ti gjuaj”./Arbresh.info
Lewandowski: Shqipëria është gjithnjë një skuadër e fortë, s...
17 vjedhje dhe 22 të arrestuar brenda një jave në rajonin e ...
Haxhiu dhe ambasadorja e Kroacisë flasin për thellimin e bas...
Hysaj: Kombëtarja synon kualifikimin, duhet t’ia falim Shqip...
Laçi: Do e ndërroja golin e Evropianit me një që do na dërgo...
AAK dorëzon kërkesë në Ministrinë e Tregtisë për marrjen e m...