Shkëndija sonte luan një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e klubit, ku përballet në rrethin e tretë të Ligës së Kampionëve ndaj Qarabagut.
Ekipi azer është një skuadër me traditë në garat evropiane, dhe mjaft e suksesshme. Gjithashtu edhe në gara vendore ka 11 titujë kampionë në 12 vitet e fundit, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo edhe skuadra tetovare pas një suksesi historik që arriti ta eliminojë FCSB-n, tashmë synim e ka të bëjë një tjetër befasi.
Kjo ndeshje nis me fillim nga ora 20:00 dhe luhet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.
Për të arritur këtu Shkëndija e eliminoi FCSB, ndërsa Qarabagu mposhti Shelbournen. Edhe nëse skuadra shqiptare eliminohet nga ky raund, atëherë do të luaj në play-offin e Ligës së Evropës.
Nëse nuk e kalon as play-offin e Ligës së Evropës, të sigurta i ka grupet e Ligës së Konferencës./Arbresh.info
Irani: SHBA i është përgjigjur propozimit të fundit për paqe
Edhe Supremja lë në fuqi dënimin me nga 12 vjet burgim ndaj ...
Legjislatura e 10-të e Kuvendit të Kosovës zgjati vetëm 76 d...
Berisha falënderon kongresmenët amerikanë për rezolutën: Kos...
Albion Rrahmani realizon gol ndaj Jablonecit
Moti gjatë javës: Ditë me diell, fundjavë me riga shiu