Kanë startuar duelet e xhudos në Lojërat Olimpike. Kategoria e meshkujve deri në 66 kilogramë dhe ajo e femrave deri në 52 kilogramë janë sot në program
E Distria Krasniqi do të garojë sot në Paris.
Pasi e fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të kaluara në Tokio në kategorinë deri në 48 kilogramë, Distria Krasniqi kërkon suksesin e njëjtë në një kategori më të rëndë, atë të 52 kilogramëvë.
Rreth orës 11:30 pritet që të garojë Distria Krasniqi, e cila në raundin e parë do të jetë e lirë.
Në raundin e dytë, xhudistja kosovare do të ndeshet me Maryam March Maharani nga Indonezia.
Dje, garimin e ekipit kosovar e nisi Donjeta Sadiku në boks, e cila shënoi fitore në përballjen e parë.
Gjatë tri ditëve në vijim do të ketë xhudistë kosovarë që do të garojnë në Lojërat Olimpike./ge
Aksident mes dy kamionëve në Leposaviq, pa të lënduar
Dosja Epstein, Clintonët sot dhe nesër dëshmojnë para Kongre...
Arrestohet një person në Vërmicë për disa vjedhje të rënda
Zhduket një i mitur në Drenas
Tentim-grabitje me thikë në një market në Lipjan
Pranuan 400 euro ryshfet, arrestohen dy zyrtar të KEDS-it në...