28 xhirot e garave të rregullta dhuruan shumë emocione, dramë dhe adrenalinë.
Shënuesi më i mirë ishte Jericole Hellems i Vëllaznimit me 20.8 pikë për ndeshje. Scott Bamforth është i dyti me 18.9 pikë për ndeshje, derisa Deondre Burns i Sigal Prishtinës mbyll podiumin me 18 pikë.
Basketbollisti me më shumë kërcime ishte Cesare Edwards i Pejës me 8.3 për ndeshje. Tajh Green i Pejës është i dyti me 8.2 për ndeshje, ndërsa në vendin e tretë ishte Brandon Huffman i Golden Eagle Yllit me 7.5 për ndeshje.
Asistuesi më i mirë sa i përket garave të rregullta ishte Antëan Scott i Golden Eagle Yllit me 6.1 asistime për ndeshje. Kentrell Pullian i Rahoveci 029 ishte i dyti me 5.3, ndërsa Kyan Anderson i Bashkimit mbyll podiumin me 5.1.
Bllokuesi më i mirë ishte Yor Anei i Vëllaznimit me 2.3 bllokada për ndeshje. Kelby Kramer i Sigal Prishtinës ishte i dyti me 1.9 dhe i treti Andrew Gordon i Vëllaznimit me 1.2.
Top basketbollistët e ProCredit Superligës
Top shënuesi: Jericole Hellems (Vëllaznimi) Mesatarja 20.8
Top kërcyesi: Cesare Edwards (Peja) Mesatarja 8.3
Top asistuesi: Antwan Scott (Golden Eagle Ylli) Mesatarja 6.1
Top bllokuesi: Yor Anei (Vëllaznimi) Mesatarja 2.3
Atletico – Barça, publikohen formacionet zyrtare
“The Reds” synojnë përmbysjen, Liverpool – PSG, këto janë 11...
Bellingham para sfidës me Bayern: Është finale për Real Madr...
Anije të lidhura me Iranin thuhet se po e shpërfillin blloka...
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin në integrimin e...
Arbeloa: Ne jemi ekipi që nuk dorëzohet kurrë, jemi ata me 1...