Policia e Shtetit në Shqipëri ka dhënë detaje të tjera në lidhje me operacionin “Ghost Call”, i cili goditi një skemë të gjerë mashtrimi kompjuterik përmes call center-ave, pas një hetimi 2 vjeçar.
Si rezultat i ndërhyrjes, u zbuluan 12 ambiente të përdorura për këtë aktivitet kriminal. Në pranga u vunë 10 persona, ndërsa për disa të tjerë u ekzekutuan masa sigurie ose u shpallën në kërkim.
Gjatë kontrolleve u sekuestruan 891,735 euro të dyshuara si të përfituara nga mashtrimi, si dhe 443 kompjuterë, 238 celularë, 6 laptopë dhe pajisje të tjera elektronike që shërbenin për realizimin e aktivitetit.
Sipas hetimeve, personat e përfshirë kishin role të ndryshme, përfshirë drejtimin e ekipeve që operonin në këto call center-a, ku kryhej mashtrim ndaj qytetarëve të huaj.
Aksioni u realizua pas një kërkese për informacion nga autoritetet austriake, çka çoi në zbulimin dhe dokumentimin e plotë të skemës kriminale.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, ndërsa policia u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast të dyshuar, duke garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë.
Operacioni u zhvillua nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe me mbështetjen e Europol, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit
Nice mbetet në elitën e futbollit francez, fiton bindshëm nd...
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet për datat 30 Maj ...
Aksident në Gjirokastër, përplasen dy automjete në bulevardi...
Putin mohon sulmin me dron në Rumani, Bukureshti dëbon konsu...
Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifik...
OBSH: Shkalla e vdekshmërisë nga shpërthimi i Ebola-s arrin ...