Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, ka siguruar finalen e Kampionatit Evropian që po mbahet në Tbilisi, ku po marrin pjesë rreth 400 xhudistë nga 46 shtete.
Distria e nisi garën fuqishëm në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke triumfuar fillimisht në xhiron e dytë dhe më pas në çerekfinale.
Në përballjen e parë, ajo dominoi ndaj çekes Tereza Bodnarova, duke e mposhtur me “waza-ari”.
Në çerekfinale, Krasniqi vazhdoi me paraqitje të shkëlqyer, duke fituar ndaj polakes Aleksandra Kaleta dhe duke siguruar gjysmëfinalen.
Në gjysmëfinale, xhudistja jonë triumfoi ndaj italianes Odette Giuffrida, ndërsa në finale do të përballet me francezen Amandine Buchard.
Ndërkohë, xhudistet tjera nga Kosova, Fatjona Kasapi dhe Erza Muminoviq, u eliminuan më herët gjatë ditës së sotme./Arbresh.info
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...
Kryeministrja italiane pas takimit me Ramën: Fokusi te mbroj...
Presdentja në detyrë nesër bën homazhe në Poklek e Çitakovë
E konfirmon trajneri, Rexhbeçaj do të largohet nga Augsburgu
Papa Leo XIV: Bota po shkatërrohet nga një grusht tiranësh
Von der Leyen mirëpret armëpushimin Izrael-Liban