Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit
Fillimisht, lufta e saj e parë ishte ndaj francezes Alyssia Poulange që ishte e vlefshme për kategorinë deri në 52 kilogramë.
Këtë duel, Distria e fitoi pasi xhudistja franceze mori tri dënime dhe kështu fitorja me Ippon i takoi xhudistes tonë.
Xhudistja kosovare vazhdoi me hapa të sigurt për ta siguruar medaljen e saj të artë të katërt në karrierë.
Në çerekfinale ajo me një hedhje të bukur arriti ta mposht xhudisten spanjolle Ayumi Leiva Sanchez.
Por, Krasniqi pësoi humbje në gjysmëfinale të Grand Slamit të Parisit, duke u mposhtur nga japonezja Kisumi Omori, e cila e mposhti xhudisten tonë me ‘Ippon’.
Mirëpo, në duelin me Khorloodoi Bishrelt, Distria ishte fantastike, duke ia fituar Kosovës medaljen e bronztë.
Ndaj saj fitoi me “Yuko”, që është pikë më e vogël se wazaari dhe është kthyer këtë vit në xhudo.
Për medalje do të luftojnë pas pak edhe Nora Gjakova (e bronztë) dhe Akil Gjakova që ka siguruar medaljen e argjendtë, por synon të artën. /Telegrafi/
Nice mbetet në elitën e futbollit francez, fiton bindshëm nd...
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet për datat 30 Maj ...
Aksident në Gjirokastër, përplasen dy automjete në bulevardi...
Putin mohon sulmin me dron në Rumani, Bukureshti dëbon konsu...
Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifik...
OBSH: Shkalla e vdekshmërisë nga shpërthimi i Ebola-s arrin ...