Te Juventusi po pritet një verë e madhe ndryshimesh, pasi disa nga transferimet e realizuara në verën e vitit 2025 nuk kanë arritur pritshmëritë e klubit.
Sipas Gazetta dello Sport katër futbollistë Lois Openda, Jonathan David, Joao Mario si dhe futbollisti dardan Edon Zhegrova kanë zhgënjyer në forma të ndryshme dhe tashmë klubi bardhezi po kërkon zgjidhje për të ardhmen e tyre.
Drejtori ekzekutiv i ri, Damien Comolli, është nën presion të madh për të rregulluar situatën dhe për të rikthyer besimin e pronarëve, me John Elkann që pret një projekt të qartë për rikthimin e Juventusit në garën për titull.
Edon Zhegrova ka pasur shumë pak minuta në fushë dhe nuk ka regjistruar as gol e as asistim, duke e bërë të vështirë qëndrimin e tij në Torino.
Ndërsa Joao Mario nuk ka arritur të përshtatet me sistemin e lojës dhe gjithashtu pritet të largohet, më së shumti në formë huazimi.
Të dy lojtarët kanë vlera të moderuara në bilanc dhe Juventusi nuk pret shitje të shpejta përfundimtare, por kërkon huazime për t’i rikthyer në formë dhe për të rritur vlerën e tyre në treg.
Ndryshe nga të tjerët, Jonathan David mbetet një rast më i menaxhueshëm për klubin. Edhe pse nuk ka shkëlqyer me 8 gola dhe 5 asistime në 46 ndeshje, ai ka avantazhin se erdhi si lojtar i lirë, gjë që i jep Juventusit mundësi të realizojë fitim të pastër nga shitja e tij.
Klubi e vlerëson rreth 25 milionë euro, ndërsa interesim ka nga klube si Paris Saint-Germain, Newcastle United dhe Crystal Palace.
Një rikthim i mirë në formë gjatë Kupës së Botës mund të rrisë edhe më shumë vlerën e tij në treg.
Në këtë mënyrë, Juventusi po hyn në një fazë të re rindërtimi, ku largimet e shumta dhe riorganizimi i skuadrës pritet të jenë prioriteti kryesor i verës për drejtuesit e klubit./Arbresh.info
Shitjet e fanellave të Gabrielit, rriten 350% pas humbjes së...
Molliqaj kritikon Osmanin: Po fshehet pas Ibrahim Rugovës ng...
“Ka pasur edhe kërcënime” – Hajdari flet për mom...
Haxhiu viziton Klinikën e Pediatrisë në Ditën e Fëmijëve: Fë...
Disa lojtarë pritet të largohen nga Juventusi, ndër ta edhe ...
Haradinaj ngushëllon Metën për vdekjen e babait