Fernando Diniz, trajneri i Brazilit, ka folur për situatën e Neymarit, i cili do të mungojë në muajt e ardhshëm për shkak të lëndimit dhe për këtë arsye ka mbetur jashtë skuadrës së Brazilit.
“Mungesa e Neymarit është gjithmonë një goditje e rëndë. Është një humbje për futbollin brazilian dhe për futbollin në tërësi. Ai është një gjeni futbolli, një nga lojtarët më të mirë në histori, ky është mendimi im”, theksoi përzgjedhësi i “Seleçaos” në një konferencë për media.
Ai gjithashtu i ka uruar shërim të shpejtë dhe ka disa fjalë motivuese për yllin brazilian.
“I urojmë shërim të shpejtë dhe të kthehet më i fortë. Mendoj se ende nuk i ka shkruar faqet më të mira në historinë e tij. Ky dëmtim nuk e fshiu atë mundësi, mund ta ketë vështirësuar, por do të mund ta transformojë në forcë për t’u rikthyer më i fortë”, ka shtuar Diniz./ss
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...