Këtë javë, presidenti i Këshillit Botëror të Boksit thuajse konfirmoi se meçi radhës i Tyson Furyt do të jetë ndaj sfiduesit obligativ, Dillian Whyte.
Ky i fundit është dashur të ndeshej këtë fundjavë me Otto Wallin, mirëpo një lëndim në shpatull ia ka pamundësuar një duel të tillë, prandaj në vend se të ricaktojë meçin me suedezin, ai dëshiron që të luftojë për titullin e botës në WBC.
“Rregulli i WBC-së është shumë i qartë që fituesi i Fury-Wilder ka një muaj kohë që të sigurojë duelin e unifikimit me Usyk, që e mposhti Joshuan”.
“Nëse nuk e bëjnë këtë, atëherë dueli për WBC do të zhvillohet ndaj një sfiduesi obligativ, që është kampioni i përkohshëm”, ka thënë presidenti i WBC-së, Mauricio Salaiman, për TalkSport.
Në anën tjetër, Gypsy King, i cili e cementoi titullin e të pamposhturit me triumfin ndaj Deontay Wilder, në trilogjinë e jashtëzakonshme, është i njohur për zgjedhjen e pakushtëzuar të kundërshtarëve dhe pritet të shihet se cili do të jetë hapi i tij i radhës./arbresh.info/
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...