Sergio Reguilón është lojtar i ri i Inter Miamit në Amerikë.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë skuadra amerikane përmjet një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Marrëveshja është mbyllur dhe mbrojtësi i majtë spanjoll bashkohet me kampionët e MLS si lojtar i lirë, pas përfundimit të aventurës së tij me Tottenhamin.
Reguilón kishte disa oferta në tavolinë, por prioriteti i tij ishte Inter Miami.
Klubi amerikan ka punuar prej kohësh për këtë transferim, ndërsa tani gjithçka është firmosur.
Reguilon është tjetër emër me përvojë evropiane për Inter Miami, që vazhdon të ndërtojë skuadrën me lojtar të njohur dhe ambicie të mëdha për sezonin e ardhshëm.
28-vjeçari dikur ka bërë karrierë tek Real Madridi, Sevilla, Atletico Madridi e Manchester United./Arbresh.info
Gresa Bakraqi e argjendtë në Kampionatin Evropian të shtetev...
Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba ...
Shkëndija e Haraçinës shkruan histori, inkuadrohet për herë ...
KOMF: Fëmijët të mos përfshihen në fushata zgjedhore
Kurti-LDK-së: Le ti pyesin të EPP-së se ata më njohin mua, m...
Kastrioti kampion i Kosovës në hendboll pas 15 vitesh