Diego Costa nuk është më në planet e trajnerit Antonio Conte dhe nuk i mbetet gjë tjetër veçse të kërkojë një skuadër të re për të vijuar karrierën.
Atletico Madrid nuk dëshiron që të lërë t’i shpëtojë nga duart ky rast dhe do të tentojë të kthejë sulmuesin në kryeqytetin spanjoll.
Sipas tabloidit britanik “Mirror”, drejtuesit e “Los Colchoneros” shumë shpejt do të bëjnë një ofertë për futbollistin prej 30 milionë eurosh, shifër kjo që është 10 milionë euro më e vogël në krahasim me shifrën e paguar nga Chelsea për blerjen e tij në vitin 2014.
Atletico është e ndëshkuar me bllokimin e merkatos, por drejtuesit e kësaj skuadre i kanë tashmë dy propozime për të zgjidhur këtë problem.
Së pari, Atletico do të kërkojë që Diego Costa të qëndrojë në “Stamford Bridge” deri në janar të vitit 2018, kur edhe përfundon dënimi. Së dyti, Atletico do të përfshijë në propozimin e tij edhe një pikë që do të pengojë Chelsean të regjistrojë Diego Costën në ndeshjet e Champions League, në mënyrë që në muajin janar ai të mund të luajë në fazën e dytë të këtij kompeticioni me fanellën e Atleticos.
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...