Ish sulmuesi i Chelseat, Diego Costa është i kënaqur me rikthimin te klubi i tij i vjetër Atletico Madridi.
Sulmuesi shpenzoi katër vite në Stamford Birdge dhe më pas u rikthye në Atletico pas shkëlqimit në kryeqytetin madrilen ndërmjet viteve 2010 – 2014, transmeton portali arbresh.info.

“Falënderoj klubin për përpjekjet që kanë bërë për të më sjell sërish në klub. I falënderojë ata nga thellësia e zemrës”, ka thënë 29-vjeçari gjatë prezantimit të dielën.
Costa ka zbuluar gjithashtu se “ka pritur shumë gjatë” që t’i ribashkohet gjigantit spanjoll.
Sulmuesi u mësua se do të bartë fanellën me numër 18 para prezantimit para rreth 25 mijë tifozëve në Wanda Metropolitano./arbresh.info/
Çështja e presidentit, nis takimi në Kuvend mes Kurtit dhe A...
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje