Atletico Madrid-i ka konfirmuar se sulmuesi Diego Costa dhe mbrojtësi Santiago Arias kanë rezultuar pozitiv në analizat e koronavirusit.
Sipas njoftimit të dy lojtarët nuk kanë simptoma dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, derisa janë izoluar në mënyrë që të mos e shpërndajnë virusin, transmeton portali arbresh.info.
Asnjëri nga lojtarët nuk ka pasur kontakt me bashkëlojtarët, kurse gjithashtu nuk janë rikthyer në parapërgatitjet për edicionin e ardhshëm.
https://twitter.com/Atleti/status/1301587324141277187
Parapërgatitja nis me 4 shtator, kurse ndeshja e parë duhej zhvilluar me 12-13 shtator, por është shtyrë për vikendin tjetër, pra me 19-20 shtator.
Atletico qysh në xhiron e parë kundërshtarë do e këtë rivalin Sevilla./arbresh.info.
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...