Di Maria rikthehet ndaj Brest, PSG konfirmon mungesat

23:48 | 5 Mars 2021

Paris Saint Germain ka konfirmuar mungesat në skuadër për ndeshjen ndaj Brest.

PSG ka konfirmuar mungesat në skaudër para ndeshjes së xhiros së 30-të ndaj Brest, transmeton lajmi.net.

Skuadra e Paris Saint Germain ka konfirmuar mungesat në uebfaqen e klubit, Angel Di Maria dhe Marco Verrati do jenë të gatshëm për ndeshje.

Ndërsa, Moise Kean i cili është infektuar me COVID-19 do mungojë, Neymar është duke u stërvitur pjesërisht por nuk është i gatshëm.

Juan Bernat dhe Alessandro Florenzi nuk do jenë të gatshëm për këtë ndeshje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara