Kylian Mbappe zgjodhi të rinovonte me Paris Saint-Germain deri në 2025-ën, në vend të transferimit te klubi i tij i ëndrrave, Real Madrid, duke i dhënë kështu njëherë e mirë fund lajmeve dhe thashethemeve për të ardhmen e tij.
Megjithatë shoku i tij i skuadrës, (deri më 30 qershor) Angel Di Maria ka thënë se fundmi, se referuar moshës së francezit, 23 vjeç, sulmuesi ka shumë kohë në karrierën e tij për të nënshkruar me Real Madridin.
“Unë mendoj se ai bëri zgjedhjen e duhur. Ai është akoma i ri dhe ka kohë që të shkojë në Madrid, ai ka kohë të shkojë ku të dojë, Mbappe ka nënshkruar për vetëm 3 vite dhe do jetë vetëm 26 vjeç kur ajo kontratë të mbarojë, ka shumë kohë para.”-tha Di Maria.
Mbappe e bëri publik rinovimin e kontratës me PSG-në në ndeshjen e fundit të këtij sezoni të Ligue 1, atë kundër Metz, të cilën parizienët e fituan me rezultatin 5-0, me tre gola që u shënuan nga francezi./SS/
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
Osmani për vizitë në Mitrovicë: Bajrami na kujton vlerat e s...
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...