Përkundër thashethemeve të ndryshme se Angel Di Maria është i gatshëm të largohet nga Juventusi në verë, njoftimet e reja pohojnë se argjentinasi është i hapur të qëndrojë në Torino.
Anësori nënshkroi kontratë njëvjeçare me Zonjën e Vjetër në verën e kaluar kur u transferua si futbollist i lirë.
Gjërat nuk filluan mirë për 35-vjeçarin, ndërsa tifozët e kritikuan se po i shfrytëzon Bianconerët për të qëndruar në formë për Kampionatin Botëror, të cilin e fitoi me Argjentinën, shkruan telegrafi.
Mirëpo, gjërat kanë ndryshuar në javët e fundit dhe pas suksesit në Katar, ai po kalon formë të shkëlqyer edhe me klubin.
Tuttosport njofton se Di Maria është duke e shqyrtuar mundësinë e qëndrimit te Juventusi edhe për një sezon dhe është duke e pritur ofertën nga klubi italian.
Për më shumë, pensionimi është akoma larg për argjentinasin, i cili e ka bërë të qartë se dëshiron të jetë pjesë e përfaqësueses së tij për Copa America në verën e vitit 2024.
Qeveria shqiptare miraton Amnistinë Penale: 447 të burgosur ...
Xhaka pas kalimit në Sunderland: Krejt qeshën me mua
Tërmeti me magnitudë 4.9 ballë godet Turqinë Lindore
Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë
MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të ish-usht...
31 të vdekur nga shpërthimi në xhaminë e kryeqytetit të Paki...