Ish-futbollisti kosovar, Armend Dallku, thotë se po përcjell me shqetësim dhe dhembje luftën ruse në Ukrainë.
Dallku, i cili për më shumë se një dekadë ka jetuar në këtë vend dhe ka luajtur për ekipin e futbollit atje, thotë se ka shokë e miq në Ukrainë, që po rrezikohen nga sulmet ruse.
Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Dallku ka folur për gjendjen që ndodhet Ukraina, vend ku vushtrriasi kishte qëndruar nga viti 2005 deri më 2016.
Ai kishte jetuar në qytetin e Polltavas, ku ka shokun e tij të ngushtë, Nikolla Ivaniq i cili punon si mjek.
Në një bisedë me kamerë, Ivaniq i tregon Dallkut se gjendja është shumë e rëndë dhe se situata sa vije e vështirësohet.
Ndër të tjera Dallku ka thënë se i ka thënë një miku të tij të ngushtë që ta dërgojë familjen e tij deri në kufi të Polonisë ku ky do të dilte për t’i marrë në shtëpinë e tij.
Për më shumë shikojeni rrëfimin emocionues të Dallkut për Radio Evropa e Lirë:
Prokurori Abazi: Vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku u atribuo...
Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabili...
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media
Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe mbi 700 f...
40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...