Matteo Darmian do të niset drejtë derës së largimit nga Manchester United në janar.
United ka folur me Interin dhe Roman rreth rikthimit të qendërmbrojtësit italian në Serie A kur të rihapet merkato e transferimeve, transmeton portali arbresh.info.
Jose Mourinho është i gatshëm për mbajtur 28-vjeçarin në skuadër dhe i pëlqen ajo që bënë në mbrojtje. Por, trajneri i skuadrës në Old Trafford nuk do të qëndrojë pas mënyrës së tij që vazhdon të jetë rregullisht në kërkim të formacionit startues.
United ka opsionin për t’i vazhduar kontratën edhe për një vit Darmian përtej fundit të sezonit, por ata janë të gatshëm për të pranuar gjithashtu ndonjë ofertë.
Darmian ka arritur për 12.9 milionë funta tri vite më parë, por vetëm në sezonin e tij të parë në klub ai siguroi pozitën startuese.
Ai ka qenë pjesë e skuadrës së Mourinhos, por nuk ka qenë startues që nga ndeshje kundër Leicesterit në ditën e parë të këtij sezoni.
Darmian startoi në AC Milan, por kishte treguar vetën në Torino para se të transferohej në Premierë Ligë.
Tani, Interi dhe Roma janë të gatshëm për të sjellë atë në Itali, ku ai beson se mund të garojë për pozitë startuese menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë të sezonit./arbresh.info/
Çfarë thuhet në raportin e Amnesty International për Kosovën...
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...