Derbi në “Fadil Vokrri” mbrëmjen e sotme (e premte) është ndërprerë për disa momente.
Ndeshja mes FC Prishtinës dhe KF LLapit është ndërprerë për disa momente derisa po zhvillohej minuta e tetë e ndeshjes, shkruan portali arbresh.info.
Në fushë janë hedhur disa fishekzjarrë nga tifozët e vendosur në pjesën lindore dhe kështu takimi është ndërprerë për disa momente. Gjyqtari ndaloi ndeshjen deri në momentin kur të gjitha mjetet piroteknike u largua nga fusha e blerët.
Vlen të përmendet gjithashtu se forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës kanë ndërhyrë duke detyruar “Ultrasit” e Prishtinës të largohen nga “Fadil Vokrri”.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 0 me 1 në favor të skuadrës së mysafirëve.
Sebino Plaku dërgoi në avantazh skuadrën e Batatinës duke shënuar bukur me kokë në stilin e Robin Van Persit në minutën e 30′.
Nikoqirët kishin një rast të mirë në minutat e fundit të kohës së rregullt, por topi u devijua nga mbrojta e mysafirëve duke ia mohuar një rast konkret për të realizuar./arbresh.info/
Disa foto të realizuara nga fotoreporteri i arbresh.info, Ruzhdi Pacolli, gjatë ndeshjes gjatë pjesës së parë:

Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj