Pas largimeve të Lionel Messi, Neymar Junior e Kylian Mbappe, Paris Saint-Germaini frikësohej se nuk do të mundë të gjente më lojtarë të kalibrit të lartë për një kohë të gjatë.
Por, Ousmane Dembele e ka hedhur poshtë këtë teori dhe këtë frikë.
Futbollisti francez është duke e kaluar sezonin më të mirë të karrierës. Aktualisht, sulmuesi i krahut është lojtari më në formë në Kontinentin e Vjetër.
Një rritje e jashtëzakonshme për ish-futbollistin e Borussia Dortmundit dhe të Barcelonës, i cili edhe falë trajnerit Luis Enrique dhe falë pozitës së re në fushë, është bërë i frikshëm në zonën e rreptësisë së ekipeve kundërshtare.
Janë 23 gola të shënuar në 28 ndeshje të zhvilluara deri tash, por janë statistikat e vitit 2025 vërtetë të pabesueshme për përfaqësuesin francez.
Në nëntë ndeshje të zhvilluar në këtë fillim-viti, Dembele i ka shënuar plot 15 gola.
Më saktësisht, 15 gola brenda 37 ditësh, një fenomen i vërtetë.
Kjo seri kishte nisur më 5 janar me golin e shënuar në Superkupën e Francës dhe vazhdoi më pas në kampionatin francez me 8 gola në 4 ndeshje, ndërsa në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit evropian ai i ka shënuar 6 gola në tri ndeshjet e fundit.
Dygolëshi i shënuar mbrëmë ndaj Brestit në fazën e “play-off”-it (11 ditë më parë në Ligue 1 ia kishte shënuar tre gola) ia mundësoi Paris Saint-Germainit që ta “hipotekojë” kualifikimin në të tetën e finales.
PSG-ja po e shijon çdo moment të Dembeles, i cili deri tash ka qenë vendimtar për ekipin nga “Parku i Princave”, ndërsa e pati një eksperiencë me plot lëndime dhe dëshpëruese tek Barcelona.
Enzo i hap derën Real Madridit, në garë futet edhe gjiganti ...
Prizren, arrestohet një person pas të shtënave me armë në ah...
Kllokot, në prag të Kurban Bajramit ndalohet një person me d...
Një qytetari në Zubin Potok i priten drunjtë në pyll, aktivi...
New York Knicks në finalen e madhe të NBA
Barcelona ka dy objektiva për ta zëvendësuar Lewandowskin