Në stadiumet shqiptare ndeshesh gjithmonë me tifozë të veçantë, por ndoshta jo aq sa ai i cili ka ndjekur me shumë kureshtje takimin e sotëm mes Teutës dhe Flamurtarit në “Niko Dovana”.
Para fillimit të ndeshjes dhe gjatë saj, në një nga tribunat e stadiumit shquhej qartë një tifoz i cili ishte sistemuar në shkallaret e impiantit dhe mbante pranë një dele.
Ajo jo vetëm që nuk shqetësohej nga rrëmuja rreth e rrotull, por shpesh edhe kthente sytë nga fusha e gjelbër e stadiumit, me siguri jo për të parë lojën.

Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...