Granit Xhaka disa ditë më parë u zyrtarizua si transferimi më i ri i Sunderland. Gjithashtu futbollisti shqiptar i cili përfaqëson Zvicrën ka bërë debutimin e tij me skuadrën.
Ai ka luajtur një miqësore ku Sunderland triumfoi 1-0 ndaj Augsburgut, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë fjalë të mëdha për futbollistin me prejardhje nga Kosova, foli edhe legjenda e Sunderlandit, Jermain Defoe.
“Sunderland është një klub masiv futbolli, ashtu si Leeds, me një histori të madhe dhe tifozë të zjarrtë. Kur gjërat shkojnë mirë atje, atmosfera është e mrekullueshme”, deklaroi Defoe.
“Më bën të entuziazmohem për ta. Isha atje këtë javë dhe mund ta ndjesh energjinë pozitive kudo,” shtoi ai.
Ish-futbollisti i Sunderlandit tha se ka biseduar edhe me Xhakën, ku nuk munguan edhe lavdet për të.
“Kam folur shpesh me Xhakën, madje më ka pyetur për vendet më të mira ku mund të jetojë dhe gjëra të tilla”.
“Xhaka duket shumë i emocionuar dhe ky është një transferim i madh, ai është një lojtar me përvojë që ka qenë në majë. Ai e di çfarë duhet, ka fituar trofe dhe është një lider si brenda ashtu edhe jashtë fushës”.
“Fakti që kemi arritur ta marrim atë është i jashtëzakonshëm. Ai sjell kaq shumë brenda dhe jashtë fushës”, deklaroi Defoe.
Sunderland këtë edicion u rikthye në Premier League, dhe synon që të bëj një ekip sa më stabil për të qëndruar edhe më tej në elitë./Arbresh.info
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...