Sulmuesi kosovar, Fisnik Asllani, ka shkëlqyer në debutimin e tij në Bundesliga, duke udhëhequr Hoffenheimin drejt një fitoreje të madhe me përmbysje 1:2 ndaj Bayer Leverkusen në javën e parë të sezonit të ri.
Leverkuseni kaloi shpejt në epërsi me anë të Quansah, i cili shënoi që në minutën e 6-të. Por Asllani nuk vonoi shumë për të lënë gjurmën e tij. Në minutën e 25-të ai realizoi një gol të bukur, duke barazuar rezultatin dhe duke i ndezur Hoffenheimin.
Në pjesën e dytë, sulmuesi kosovar vazhdoi me formën e mirë.
Ai asistoi në mënyrë perfekte për Lemperle, i cili shënoi golin e dytë në minutat vendimtare, duke përmbysur rezultatin në 1:2, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo sfidë.
Ky debutim e vendos Asllanin menjëherë në qendër të vëmendjes në Bundesliga dhe te tifozët e Hoffenheimit, duke u konsideruar si një nga surprizat më të bukura të javës së parë të kampionatit gjerman./RTK
Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohet naft...
Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje – konfisk...
73 aksidente brenda 24 orëve në vend, policia shqiptoi mbi 2...
Nga sot e deri më 12 maj mbyllet kjo rrugë në Prishtinë, shk...
Reagimi i Dembeles pas kualifikimit në finale ishte epik, ai...