Barcelona në fundin e takimit ka arritur të fitojë një pikë ndaj Espanyol.
Espanyol ishte duke triumfuar me rezultat 2 – 1, por që sulmuesi Luuk de Jong bëri heroin duke shënuar në fund dhe shpëtuar mysafirët nga humbja.
Vetëm dy minuta pasi nisi takimi, mesfushori Pedri shënoi nga afërsia pas një harkimi të Albas për t’i dhënë epërsinë katalunasve në minutën e dytë.
Mirëpo, ishte Darder që u asistua nga De Tomas dhe shënoi për të barazuar rezultatin në minutën e 40-të.
Barcelona e nisi më mirë pjesën e dytë, duke shënuar përmes Gavit, por pas rishikimit të VAR-it, doli që ishte në pozitë jashtë loje.
Ndërkohë, dyshja e golit të parë të vendasit, bashkëpunuan sërish, veçse këtë herë ndryshuan vendet, me De Tomas që shënoi dhe Darder që asistoi për golin e dytë.
Në fundin e takimit, situata u ‘nxeh’ mes dy klubeve, ku si pasojë Pique dhe Melamed u ndëshkuan me karton të kuq.
Kur mendohej se do mbyllet takimi, në skenë doli qendërsulmuesi Luuk de Jong që bëri heroin në minutat shtesë të ndeshjes.
Pas këtij barazimi, Barcelona zë pozitën e katër me 39 pikë, derisa Espanyol renditët në pozitën e 13-të me 29 sosh.
U shkarkua si ministër, Pirro Vengu: Ishte kënaqësi ta udhëh...
Rusia gjobit me 176 milionë euro Google
Qeveria e Shqipërisë e liron nga detyra Insidor Rexhepin, ca...
Ky është 55-vjeçari Mixhen Sadiku, punëtori që humbi jetën n...
Sakrificë e jashtëzakonshme/Nëna nga Malisheva i dhuron një ...
Pas largimit nga diplomacia, Spiropali: Mirënjohja është kul...