De Bruyne zbulon ‘përplasjen’ e tij me Jose Mourinhon

18:25 | 25 Nëntor 2017

Kevin De Bruyne ka zbuluar bisedën me trajnerin portugez Jose Mourinho, pas të cilës ai kishte vendosur të largohet në atë botë nga Chelsea.

Reprezentuesi belg ishte paraqitur vetëm në tri ndeshje për ‘blutë e londrës’, pasi yjet si Oscar dhe Eden Hazard ishin të pëlqyerit e Mourinhos, transmeton arbresh.info.

De Bruyne ishte huazuar në Werder Bremen për një vit dhe më pas ishte larguar përfundimisht nga Stamford Brigde për në Wolfsburg.

26 vjeçari tashmë është rikthyer në futbollin anglez te Manchester City dhe është duke shkëlqyer nën urdhërat e trajnerit Pep Guardiola.

Belgu është lojtari favorit për ta fituar çmimin lojtari i vitit i Premierligës.

Sipas The Times, Mourinho ishte arsyetuar se statistikat kishin treguar se De Bruyne nuk ishte lojtari i duhur për Chelsean.

“Unë i thash se mund të luajë”, ishte përgjigja e belgut ndaj Mourinhos në atë botë.

“Unë nuk kisha statistika, kisha luajtur vetëm dy ndeshje, çfarë kisha mundur të bëj? E kisha një ndjenjë se nuk do luajë më, edhe nëse ai më thoshte se do të luajë më shumë, ndoshta nga dy ndeshje do t’i kisha luajtur pesë”, tha De Bruyne.

“Ishte një vendim i mirë për mua që u largova në drejtim të Ëolfsburg për 18 milionë euro. Po ashtu edhe për ata ishte një vendim i mirë. Unë luajta një sezon të mirë me Bremen dhe vlera ime u ngritë. Por unë shkova në Ëolfsbur vetëm që të luaja futboll. E urrej vetën kur nuk mund të kontribuoj për skuadrën”, përfundoi ylli i Cityt.

De Bruyne në këtë sezon për Manchester Cityn është paraqitur në 18 ndeshje duke shënuar 4 gola. /arbresh.info/

Lajmet më të lexuara