Kombëtarja e Kosovës U19 ka shënuar fitore me penallti në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut “Roma Caput Mundi”.
Pas fitores në duelin e djeshëm ndaj Italisë LND, me rezultat 2:1, të përzgjedhurit e Ramiz Krasniqit, sot kanë fituar ndaj skuadrës tjetër italiane Abbruzzo, pas serisë së penalltive 5:4, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 0:0, përcjell arbresh.info.
Në bazë të rregullave të turneut fitorja me penallti vlerësohet me dy pikë, andaj Dardanët U19 pas dy ndeshjeve kryesojnë renditjen me 5 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Italia LND shënoi fitore bindëse ndaj Greqisë, me rezultat 3:0. Përballjen e fundit Kosova e zhvillon të enjten kundër skuadrës së fundit në renditje, Greqisë, ku në rast fitoreje apo barazimi do të arrijë ta mbrojë titullin e kampionit të këtij turneu.
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...