Kombëtarja e Kosovës U21, ka arritur fitore të madh në udhëtim tek Izraeli duke triumfuar me rezultat 0-1, sfidë kjo e luajtur të martën mbrëma.
Dardanët e rinj bën paraqitje mjaft të mirë duke arkëtuar pikët e plota nga ky udhëtim dhe duke rritur gjasat për kualifikim në EURO 2025.
Milot Avdyli shënoi një gol të bukur për fitoren e Kombëtares sonë, e cila tani ka 12 pikë në vendin e katërt, aq sa ka edhe Bullgaria, derisa Gjermania dhe Polonia U21 renditen në pozitat një dhe dy, me 22 – respektivisht 18 pikë.
Kosova U21 në përballjen e radhës do të jetë mysafir i Estonisë U21, pas vetëm pesë ditëve, ku mbesin favorit i padiskutueshëm./rtk
Aksident në Maliq, shoferi humb kontrollin dhe del nga rruga...
Arteta nuk e ka të sigurt rinovimin e kontratës te Arsenali
Operacion i madh policor në Itali, kapen 1.4 ton drogë – afr...
Policia në Ferizaj ndëshkon dy kamionë me targa të huaja për...
Motra e Afrim Zhitisë në mbështetje të Albin Kurtit
Miliona euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prok...