Mbrojtësi i Juventusit, Danilo thotë se është i lumtur të luajë në çdo pozitë për klubin.
Ai u aktivizua si mesfushor në fitoren e së dielës ndaj Salernitanas.
“Siç thamë të mërkurën, gjithçka që mund të bënim ishte t’u kërkonim falje fansave dhe të vazhdonim”, tha Danilo për “DAZN”.
“Nuk ishte paraqitja jonë më e mirë, por ne fituam dhe kjo është gjëja e rëndësishme. Paguam një çmim për tendosjen fizike dhe psikologjike të ndeshjes së Villarrealit”.
“Unë kurrë nuk jamë jashtë pozicionit, sepse Juventusi është pozicioni im. Unë bëj atë që më kërkohet dhe çfarë i nevojitet skuadrës”.
“Ne bëjmë punën tonë, shohim rezultatet tona. Është një ndeshje me shumë motivim, por objektivi ynë është të përfundojmë në top katërshe në mënyrë që të mund të kualifikohemi në Champions League”, përfundoi anësori brazilian./Arbresh.info
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar