Dani Carvajal insiston se trajneri Zinedine Zidane dhe Real Madridi “janë më të përgatitur se kurrë” para sezonit të ri.
Ndeshjet parasezonale nuk kanë shkuar aspak mirë për ‘Los Blancos’ para edicionit të ri dhe ata janë tani nën presion për të bërë një fillim të fuqishëm, transmeton portali arbresh.info.
“Zidane është shumë i rëndësishëm, ashtu siç ishte si një lojtar dhe ashtu si gjatë kohës për herë të parë si trajner”, ka shpjeguar Carvajal për Omnisport.
“Shpresoj që të jetë i rëndësishëm sërish edhe për të dytën herë si trajner. Trajneri është më i përgatitur se kurrë. Ai ka eksperiencë që nuk e kishte më parë. Ai ka respektin dhe besimin e të gjithë neve dhe ky është hapi i parë për të vazhduar përpara”
“Trajneri është duke testuar lojtarët, sistemet e ndryshe… pak a shumë gjithçka dhe synon për të arritur shansin më të mirë duke shënuar fitore më 17 gusht në La Liga kundër Celta Vigos”
“Fillimi i sezonit është koha më ngazëlluese, ju duhet të shikoni këtë kështu. Nëse dëshironi të shënoni një epokë, ju duhet të pushoni çdo verë”, përfundon Carvajal./arbresh.info/
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi