Dani Alves nuk ka dyshime se Neymar do të luaj sërish te FC Barcelona.
Rikthimi i yllit të Paris Saint Germain te Barcelona u bllokua nga klubi i tij aktual verën e kaluar, transmeton portali arbresh.info. Por, ish bashkëlojtari i Barcelonës, Alves, i cili tani luan te Flamengo, parashikon një ribashkim në të ardhmen për të me gjigantin katalunas.
“Jam i sigurt se nëse ai dëshiron të rikthehet në të ardhmen, ai do të jetë në dispozicion për ta bërë”, ka thënë ai.
Javën e kaluar, drejtori i financave te Barcelona, Enrique Tomas, konfirmoi se ata kanë shtruar dy oferta për Nyemarin.
“Me kushtet që ne i kemi ofruar, rekrutimi i Neymarit ishte në formë perfekte me shanse për finalizim”
“Ne kemi bërë dy propozime, një me lojtarë të përfshirë në transaksion dhe një patë. Por, ata i kanë refuzuar të dyja”, shtoi Tombas./arbresh.info/
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...