Izraeli dhe Libani vazhdojnë bisedimet për armëpushim dhe paqe

17:04 | 15 Maj 2026
Q L

Dita e dytë e bisedimeve të organizuara nga ShBA-të midis përfaqësuesve izraelitë dhe libanezë për t’i dhënë fund luftës është duke u zhvilluar, sipas Departamentit të Shtetit të ShBA-së.

Ky është takimi i tretë i palëve që kur Izraeli intensifikoi sulmet ajrore ndaj Libanit, pasi Hezbollahu qëlloi me raketa Izraelin më 2 mars, tre ditë pas fillimit të luftës me Iranin.

Një armëpushim midis palëve – i cili është testuar vazhdimisht me sulme që kur u ra dakord më 16 prill – do të skadojë të dielën.

Një zyrtar i lartë libanez i tha dje Reuters se Libani do të kërkojë që Izraeli të ndalojë sulmet në bisedimet ballë për ballë.

Ndërkohë, një zëdhënës i qeverisë izraelite tha se bisedimet po zhvilloheshin, me qëllim çarmatosjen e Hezbollahut dhe arritjen e një marrëveshjeje paqeje.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit i tha gjithashtu Reuters se bisedimet e djeshme ishin “produktive dhe pozitive”.

Hezbollahu kundërshton fuqimisht pjesëmarrjen e Libanit.

Shpërndaje në rrjete sociale