Mërgim Lushtaku po qëndron para Stacionit të Policisë në Skenderaj, ku pritet të intervistohet babai i tij

16:16 | 15 Maj 2026
E.K

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është duke u intervistuar në Stacionin Policor në këtë qytet lidhur me incidentin e raportuar një ditë më parë me përfaqësuesin e Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani.

Intervistimi i tij vjen më pak se 24 orë pas zhvillimeve në qendër të qytetit, kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës u vendos në Skenderaj, duke nxitur reagime dhe grumbullim të qytetarëve në shenjë pakënaqësie.

Edhe sot, para objektit të Policisë janë mbledhur qytetarë dhe përkrahës të tij, përfshirë edhe ish-deputetin Mërgim Lushtaku, të cilët po presin përfundimin e intervistimit të kryetarit.