Kualifikimet për kampionatin botëror përballin Kosovën me Zvicrën dhe Suedinë në muajin shtator.
Përderisa ballafaqimi me helvetët zhvillohet në Basel më 5 shtator, ai me Suedinë luhet në Prishtinë vetëm tre ditë më pas me datën 8 shtator.
Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar çmimin e biletave, teksa ka bërë të ditur edhe se ato do të shiten në formë elektronike, duke iu treguar tifozëve të interesuar linkun se ku mund të paisen me to.
Në Veri dhe Jug, biletat për ta parë këtë ndeshje do kushtojnë 10 euro. Ndërkohë 20 euro kushtojnë biletat në lindje dhe 30 euro në sektorin e perëndimit. Çmimi për biletat VIP është 100 euro.
Kosova është pjesë e grupit B kualifikues së bashku me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë. Vendi i parë i grupit kualifikohet në Kupën e Botës 2026 që mbahet në SHBA, kurse vendi i dytë do ketë mundësi përmes playoffit./Arbresh.info/

Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Vranësira e intervale me diell nesër në Kosovë
Zelensky: Bisedimet në SHBA synojnë fundin real të luftës në...
Ferrari pranoi se funksionet me prekje janë më të lira se bu...
Robotët po shkojnë drejt luftës, ata po testohen në Ukrainë