Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, ka thënë se do të dëshironte ta mposhte Kroacinë.
Duke folur për RTK, futbollisti i Rubin Kazan ka thënë se mezi e pret takimin me kombëtaren tjetër ballkanase në Gjermani.
“Këta kundërshtarë janë shumë të vështirë, por besoj që do të kemi edhe ne mundësitë e tona. Unë do të doja ta mposhtim Kroacinë. Ndërsa shpresoj për barazime me Italinë e Spanjën. Mezi pres të takohemi me Kroacinë, sepse kam disa shokë atje pasi kam luajtur atje”, ka thënë ai. “Shpresoj t’i kalojmë sa më mirë këto ndeshje që i kemi këto ditë dhe të mos kemi lëndime”.
“Është thelbësore”, thotë Costa nga Beogradi për Marrëveshje...
Protestë para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë për çësht...
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...